Sapo kaluam një nga festat më interesante, pikërisht atë të “Halloween” dhe ende vijon kurioziteti për të parë se si janë maskuar vip-at, qofshin ata shqiptarë apo të huaj, sepse 31 tetori tashmë festohet nga të gjithë. Reperi i njohur shqiptar, Getinjo zgjodhi të maskohej si personazhi i filmave “Joker”, të cilin e ka ka imituar edhe në klipin e tij të ardhshëm.
Në një foto të postuar në Instagram, Getinjo shkruan: “Qysh po kopjojnë!”, – ndërkohë që në këtë foto shfaqet futbollisti i njohur, Neymar, i cili gjithashtu është maskuar si “Joker”.
Sigurisht që kjo “akuzë” e Getinjos vjen në kuadër të shakasë, sepse dyshojmë që Neymar mund ta njohë reperin shqiptar por edhe “Joker” është një nga personazhet më të imituar këtë vit për rastin e Halloween-it.