Reperi shqiptar përmes rrjeteve sociale bëri të ditur që u bë baba për herë të parë. Reperi Blasta ka bërë të ditur se është bërë baba për herë të parë, madje ai publikoi portretin e foshnjës. Partnerja e reperit, Albina, solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan Tris, ndërsa Blasta i bëri dedikimin prekës atij.
“[23:18]
Njihuni me T R I S.
Trisi, është këtu dhe po vëzhgon. @albinaterstena është një Zot absolut që kaloi të gjithë muajt e vështirë të kujdesit dhe pastaj duke luftuar për ta sjellë atë në këtë botë. Babi ka me u kanë për ty n’cdo sekond,kudo e nëpër çkado, për me ta lehtësu çdo sfidë qe ta sjellë jeta! Kështu që – Dream BIG my little ONE ”, ka shkruar Blasta.
Reperi pranoi shumë urime në komente nga ana e ndjekësve, me të cilët ndau këtë gëzim.