INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi i njohur shqiptar publikon foton e parë me djalin e porsalindur, bën dedikimin përlotës për të dhe bashkëshorten!

Reperi i njohur shqiptar publikon foton e parë me djalin e porsalindur, bën dedikimin përlotës për të dhe bashkëshorten!

Publikuar më: 19:02 27-07-2018

U bë baba për herë të parë, reperi i njohur shqiptar publikon foton me të birin dhe i bën dedikimin emocionues. 

Reperi i njohur Agon Amiga dhe bashkëshortja e tij Egzona për një periudhë kohe u ndanë nga njëri tjetri. Shkak për këtë u bë bashkëpunimi i reperit me këngëtaren Afërdita Dreshaj dhe videopklipi i tyre “Topless”.

Por vetëm pak ditë më parë u zbulua se Agoni dhe bashkëshortja e tij ishin ri bashkuar dhe për më tepër ishin në pritje të një fëmije i cili lindi para dy ditësh. Reperi i njohur shqiptar nuk e ka fshehur dot këtë gëzim të jashtëzakonshëm dhe ka postuar fotografinë e parë me djalin duke thënë fjalët më të ëmbla për të dhe bashkëshorten e tij:

‘I bekuar nga zoti. Nëse ekziston mrekullia, ai është biri im i porsalindur. Nëse pyetni kush është sot njeriu më i lumtur në botë, ai jam unë. Falenderimi i takon Allahut të madhërishëm që u bëra prind dhe më fali një djalë engjull. Ndërsa fati si prind na buzëqeshi së bashku me mbretëreshën time, gruan time të dashur. Sakrifica dhe mundi i saj nuk paguhet me asgjë. Ti më dhe emrin prind, dhe une do të dua, dhe do të falenderoj deri në frymën e fundit. Mir se erdhe NOEL’.

Article Logic
Execution time: 0.0040600299835205