Të gjithë po përballemi me frikën ndaj këtij “armiku të padukshëm”, Covid-19, duke respektuar rregullat dhe duke marrë masat e nevojshme. Të shumtë kanë qenë figurat e showbizit që janë prekur nga virusi, por fatmirësisht e kanë kaluar me sukses.
Një ndër personazhet që është prekur sëfundmi është Genc Prelvukaj. Këngëtari këtë lajm e ka ndarë me fansat në Instagram duke u shprehur se edhe pse ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos u infektuar, për fat të keq pas disa shqetësimeve shëndetësore iu nënshtrua testit, i cili rezultoi pozitiv.
Genci shprehet se edhe pse ka probleme shëndetësore është i vendosur ta fitojë këtë betejë sa më parë. Ne urojmë që të shërohet sa më shpejt!