Të ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel kanë qenë grupi i njohur “2Die4” të cilët gjithmonë janë mbajtur mend për muzikën origjinale që sillnin që janë shndërruar në hite të padiskutueshme.
Vlen të theksojmë se ata kanë qenë grupi i parë në Shqipëri që sollën muzikë hip hop me tekste që tregonin realitetin në Shqipëri.
Ata janë pyetur nga moderatorja Jonida Shehu se çfarë mendimi kanë sot për reperët dhe për muzikën që bëjnë çunat e “2Die4” nuk janë shprehur pozitivë për vetë faktin që sipas tyre muzika që ata bëjnë nuk përcjell mesazh.
“Nuk i kuptoj se çfarë thonë njëherë. Mua nuk më japin mesazh, por muzikë të bukur bëjnë”, është shprehur reperi i njohur Niku Malo.
Më tej ai është pyetur nga Jonida Shehu se çfarë mendimi ka për Taynën dhe a është e preferuara e tij duke qenë se është një ndër artistet më të përfolura dhe të komentuara sot.
“Jo, jo”, është shprehur ai, i cili ka këmbëngulur sërish që nuk jep mesazhin e duhur nëpërmjet këngëve.
Ndërkohë Bledar Papathemiu ka thënë se reperët më të mirë për momentin përsa i përket muzikës komerciale janë Noizy, Ledri Vula dhe Capital T.