INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi, ish i dashuri i këngëtares shqiptare arrestohet në Suedi! Tani të gjithë yjet BOTËRORË bojkotojnë shtetin [FOTO]

Reperi, ish i dashuri i këngëtares shqiptare arrestohet në Suedi! Tani të gjithë yjet BOTËRORË bojkotojnë shtetin [FOTO]

Publikuar më: 13:43 10-07-2019

Videot e incidentit në Stokholm të Suedisë së reperit të njohur ASAP Rocky, po bëjnë xhiron e rrjetit.

Në qershor të këtij viti reperi i shoqëruar nga truproja dhe miq të tij po përndiqej në rrugë nga dy djem. 

Pasi reperi së bashku me truprojën i thanë disa herë dy djemve të largoheshin, debati i tyre u kthye në një përleshje në mes të rrugës. 

Më pas A$AP shkoi vullnetarisht në rajonin e policisë për të folur për atë që ndodhi.

TMZ raportoi se ai u arrestua “menjëherë” dhe se ambasada amerikane nuk u njoftua, gjë që është krejtësisht kundër protokollit.

Menjëherë pas kësaj, një gjykatë suedeze urdhëroi që ai të mbahej për dy javë në paraburgim sepse ata mendojnë se ai përbën rrezik.

Mediat shkruajnë se A$AP është trajtuar shumë keq, duke u ushqyer me një mollë në ditë.

Reperit gjithashtu i është mohuar lirimi me kusht, sipas gazetës suedeze Dagens Nyheter.

Ambasada suedeze në Uashington D.C është përfshirë, por është e paqartë se çfarë po bëjnë saktësisht. Sipas avokatit të A$AP, kjo betejë ligjore i ka kushtuar atij 1 milion dollarë deri më tani dhe mund të “shënojë fundin e karrierës së tij”.

Nëse ai dënohet, rrezikon 6 vjet burg!

Menjëherë pasi videot u bënë virale dhe shumë reperë të tjerë kanë reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur se nuk do të shkelin në Suedi pas kësaj ngjarjeje. 

fbndghmn.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598