Ndarja e tij nga Majlinda Zeka u komentua shumë nëpër rrjetet sociale, por mesa duket reperi Majk këtë pjesë e ka hedhur pas krahëve me shumë sportivitet.
Edhe pse tashmë baba duket se Majkun nuk e ndalon asgjë që të vazhdojë jetën e tij prej të famshmi i shoqëruar nga vajza bukuroshe.
Para disa javësh në media bënë shumë bujë disa foto ku reperi ishte kapur mat në shoqërinë e një vajze dhe thuajse të gjithë portalet kanë shkruar rreth këtij fakti.
Majku është kapur sërish mat me po të njëjtën femër dhe duket se gjërat janë më serioze sesa mendohen.
Në një foto të publikuar nga një fanse ai cilësohet si djalë ‘problematik’ ndërsa në foto edhe pse nga larg duket se është e njëjta femër me të cilën u pa javë më parë krah për krahë.