Ai nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se është krenar për origjinën e tij shqiptare. Madje, reperi i hitit “Creep On Me” e ka gdhendur shqiponjën në dorë dhe pozon në çdo foto me një varëse të njëjtë në qafë. Gashi gjithashtu ka treguar gjitmonë mbështetjen për artistët shqiptarë që kanë marrë famë dhe së fundmi është shprehur krenar me Dua Lipën me anë të një postimi ku ata të dy shfaqen me një flamur shqiptar.
Më pas ai ka publikuar një foto në instastory ku shkruan:
“Të gjitha shqipet lini nga një shqiponjë dykrenare në postimin tim të fundit”, ka shkruar ai.