I talentuar dhe i pëlqyer për muzikën që krijon.
Reperi Majk ka pasur në axhendë zhvillimin e një koncerti në Vlorë këtë fundjavë por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ishin parashikuar.
Majk e ka anuluar koncertin në Vlorë duke lajmëruar të gjithë fansat përmes një postimi në Instastory.
“Më vjen shumë keq për anulimin e përformancës sime sonte në Vlorë. Për shkak të motit shumë të keq, borës së madhe dhe rrugëve të pakalueshme në Kosovë arritja ime ka qenë e pamundur. Ju kërkoj shumë falje shihemi së shpejti. Me respekt dhe dashuri, Majk”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij.