INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi shqiptar humbi personin e veçantë dhe na preku të gjithve me fjalët e tij: “Nuk mundem ta pranoj vdekjen”

Reperi shqiptar humbi personin e veçantë dhe na preku të gjithve me fjalët e tij: “Nuk mundem ta pranoj vdekjen”

Publikuar më: 18:29 11-11-2020

Gashi humbi 2 ditë më parë një nga njerëzit më të shtrenjtë të familjes së tij, një nga kushërirat me të cilat ka pasur një lidhje të ngushtë. Lajmin e trishtë e dha vetë reperi përmes postimeve në rrjete sociale, ku shfaqej pranë arkivolit të kushërirës së ndjerë me maskë në fytyrë.


“Humbëm njeriun më të madh të familjes sot. Shumë thonë gjëra të mira për njerëzit kur largohen, por çdo gjë është fakt… ajo ishte vërtetë një engjëll. Të dua shumë Arjeta dhe lutem që të takohemi sërish një ditë”, shkroi reperi.


Ndërkohë sot ai ka bërë një rrëfim shumë të sinqertë në Instagram, që ka prekur zemrat e gjithë fansave. Gashi ka treguar se këtë vit ka kaluar momentet më të vështira të jetës dhe se ndarja nga jeta e kushërirës e ka trishtuar shumë

“Kam kaluar momentet më të vështira në jetën time në 2020… Njerëzit vazhdojnë më pyesin pse jam i mërzitur, ka shumë arsye të jem i sinqertë… më është thyer zemra. Nuk mund të bëj turne për albumin tim të ri që të heq mendjen. Gjithashtu varrosa kushërirën time dje, që ishte një nga njerëzit më të mrekullueshëm! Ajo ishte shumë e re dhe kishte shumë ëndrra të mëdha dhe do të bënte një ndryshim të madh në botë, por jeta ju ndërpre në mes dhe po mendoj për këtë gjë… mendoj se nuk jam shumë i mirë në pranimin e vdekjes. E dua shumë familjen time. Mendoj shumë për prindërit e mi, ata po plaken dhe mendimi se mund të më lënë një ditë… nuk e di nëse do mundem ta përballojë këtë gjë”, shkruan artisti me origjinë shqiptare.

Gjithashtu ai ka shfrytëzuar këtë moment për t’ju dhënë fansave të tij disa mesazhe shumë të rëndësishme për jetën.

“Por gjithashtu ndjej se kjo botë është e përkohshme dhe nuk duhet të bie në dashuri me të. Kur largohesh nuk merr asgjë me vete, por veprimet e tu. Dua të jem një djalë më i mirë… person më i mirë me të tjerët, sepse jeta është shumë e shkurtër që të jesh i mërzitur gjatë gjithë kohës. Shpresoj që bota të hapet sërish kështu që mund të bëj çfarë të dua dhe të vazhdoj të bëj diferencën. Gjithashtu pashë këtë fundjavë përse miqtë e vërtetë janë të rëndësishëm. Sepse të gjithë ne do të kemi ditë të këqija dhe do të kemi nevojë për ta gjatë kohëve të këqija. Nuk mund ta kalosh diçka të tillë vetëm. Mos ju frikësoni vdekjes dhe harroni të jetoni. Faleminderit për mesazhet dhe dashurinë. Zoti e di sa më ndihmoi”, shprehet Gashi.

ga.jpgg.jpga-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543