INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi shqiptar përlot me postimin prekës për babanë e ndjerë: ‘'Doja me ty dhe nënën t'më shkonte jeta'’

Reperi shqiptar përlot me postimin prekës për babanë e ndjerë: ‘'Doja me ty dhe nënën t'më shkonte jeta'’

Publikuar më: 18:54 14-12-2017

Zakonisht nuk jemi mësuar që reperët t’i shohim të përlotur, apo duke shfaqur pikat e tyre të dobëta. Ata zakonisht shfaqen si të fortë dhe moskokëçarës kur vjen puna tek ndjenjat. Por, mesa duket kjo gjë nuk është aspak e vërtetë sidomos kur vjen puna tek familja.

Bëhet fjalë për reperin e njohur shqiptarë “Gold Ag” ose Arian Agushi. Në moshën 6-vjeçare reperi i njohur humbi babain e tij me të cilin kishte një lidhje shumë të ngushtë. Duket që atij i mungon jashtëzakonisht shumë edhe sot.

Së fundmi Gold Ag i ka përlotur të gjithë fansat me një shkrim dedikuar babait të tij të ndjerë ku ndër të tjera shkruan se do kishte dashur që jeta t'i shkonte me të, që babai i tij ta mësonte dhe ta bënte të ndihej krenar.

Për më shumë lexoni postimin prekës të Gold Ag:

"KISHA DASHTË!!!

Kisha dashtë që i vogël ma shum me t’pa me sy

Me një dor me mpas nana e me një dor me t’mbajt ty

Kisha dashtë që bashk me nis shkollën fillore

E me të gëzu babë me notat në fletore

Kisha dashtë që shqiponjën me ta pa mu në ballë

Se e di që aty do ishe babë po t’ishe gjallë

Kisha dashtë me msu nga ti si shumë që i mësove

Eh veç Zoti e di o babë sa më mungove

Kisha dashtë me të tregu o ma i miri i ksaj bote

Se këtë karakter e kam nga zemra jote

Kisha dashtë me ty e nanën t’më shkoj jeta

Por jo nuk ankohem se Zoti i di këto janë punët e veta

Nuk ankohem jo se kështu ishte caktimi

Të Allahut jemi dhe tek Ai prap është kthimi

14.12.2017 (25 vite pa ty babi)"

brenda_goldi.png67617-640-0-5a329e288be9e.png

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773