Reperi i njohur shqiptar, Stresi, është në burg prej javësh, por vëmendja e mediave nuk është larguar asnjë moment nga ai. Ai u arrestua në një Hotel në Linzë dhe në dhomë ju gjet një armë pa leje dhe një sasi kokaine.
Vëmendja ka qenë edhe te bashkëshortja e tij, Keisi, e cila jeton në Kanada. Ajo është mjaft aktive në rrjetin e saj social “Instagram”, ku publikon foto dhe video të ndryshme.
Këtë herë, Kejsi ka postuar në “Instastory” një foto ku tregon se i është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me reperin.
Aty ajo ka treguar që nga ushqimi i preferuar i Stresit, frikën më të madhe të tij si dhe planet për të pasur fëmijë.
“A i do partneri yt fëmijët? Djalë apo vajzë në fillim?” – ishte një nga pyetjet që Keisi u përgjigj. “Po, ai do djalë të parin”, përgjigjet ajo.