Një lajm mjaft i ëmbël vjen për të gjithë ndjekësit e reperes së famshme Eve.
Ajo është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin e saj, biznesmenin Maximillion Cooper.
“A e besoni këtë, ne duhet të iu tregojmë të gjithëve. Ju të gjithë e dini se sa gjatë ishim duke pritur për këtë bekim. Ne do të njoftohemi me këtë në shkurt të vitit 2022”.
Po ashtu, Cooper ka publikuar të njëjtën foto në “Instagram”, krahas së cilës ka shkruar:
Shumë të emocionuar për të ndarë këtë lajm.