Nuk është hera e parë që komentohen për ngjashmërinë e tyre, e ndoshta s’do të jetë e fundit.
Loredana ka qenë shumë e komentuar ditët e fundit për shkak të skandalit në Zvicër ku u akuzua nga një çift zviceran se ajo me familjarët e saj u kanë marrë para atyre, por këngëtarja do të rikthehet në muzikë me një projekt të ri që pritet të ketë shumë sukses. Këngëtarja ka lajmëruar prej disa ditësh se kënga e re do të quhet "Labyrinth" dhe është publikuar më në fund pavarësisht shumë ngjarjeve që e kanë mërzitur këngëtaren.
Ditën e sotme është postuar edhe një foto nga pamja menjëherë na u kujtua Era Istrefi.
Loredana shfaqet e veshur me të bardha dhe me një gërshet të gjatë, si Era në klipin e këngës "Nuk e di".
A nuk ngjajnë shumë?