INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Replika mes kryeministrit Rama dhe Klevis Balliut: ''Mirë Kadriu i Bahrifalliut me paska çuar në spital...''

Replika mes kryeministrit Rama dhe Klevis Balliut: ''Mirë Kadriu i Bahrifalliut me paska çuar në spital...''

Publikuar më: 08:34 18-03-2019

Pas publikimit të lajmit nga ana e ish deputetit demokrat, Klevis Balliu se, kryeministri Edi Rama ka qenë në një spital privat si pasojë e një parainfrakti, ka reaguar edhe kreu i qeverisë i cili nuk ka ngurruar të përdorë edhe ironinë.

Por anëtari i Kryesisë së Partisë Demoratike i është përgjigjur kryeministrit në rrjetet sociale, duke i kujtuar se në 5 muaj protestë të banorëve të Unazës së Re ai nuk ka thënë asgjë, ndërsa i kujton “të mos përdorë shumë fjalët “babë e bir” se këtu ngatërrohesh keq”.

5 muaj në protestë nuk the një fjalë. Sa dolëm tek shëndeti jot fillove avazin e vjetër. Unë dëshiroj që të jesh shëndosh e mirë me shëndet, si babai i një shoku të shkollës. Madje dëshiroj që mjekët të ta lejojnë sërish celularin. Dhe ti mos abuzo më duke shkruar sidomos fjalët ‘babë e bir’ se këtu ti ngatërrohesh keq. Meqe je mirë, siç edhe thua, bëj një video live në ERTV",- shkruan Klevis Balliu.

Untitled.png

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213