INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Report IN: “Mirë se vini” në masakrimin e gjuhës shqipe [FOTO]

Report IN: “Mirë se vini” në masakrimin e gjuhës shqipe [FOTO]

Publikuar më: 09:47 06-09-2016

Denoncimet për keqpërdorimin e gjuhës shqipe janë të përditshme në Report IN. Edhe gjatë orëve të fundit kanë mbërritur në redaksinë tonë disa denoncime, ku drejtshkrimi i gjuhës shqipe shkelet me të dyja këmbët edhe nga institucionet shtetërore shqiptare. Menjëherë sapo futesh të territorin shqiptar përballesh me një tabelë, ku “mirë se vini” është ajo që të bie gjithmonë në sy, pasi institucionet shqiptare nuk janë kujdesur deri më sot që kjo të vijë në bazë të rregullave të gjuhës shqipe. Por një tjetër shembull, e kësaj radhe pozitiv ka mbërritur nga institucionet e Kosovës, ku drejtshkrimi është respektuar. Mikpritja të vjen dhe me anë të gjuhës.


E ndërsa institucionet Kosovare janë kujdesur që drejtshkrimi të jetë rregull në tabelat orientuese, kemi një tjetër panoramë në tabelat apo menutë nga biznese të ndryshme. Ndaj, në të njëjtën ditë që në redaksinë e Report IN mbërriti shembulli pozitiv i institucioneve shtetërore të Kosovës, një tjetër shembull, e kësaj radhe negativ, ka mbërritur nga një biznes në Prishtinë.
Ne ju sjellim këtë fotografi, e pse jo do t’ju kërkonim ndihmë, çfarë ka dashur të thotë autori “TE ARIU”?!

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656