INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ReportIN' nxënësit e “izoluar”, si të ushqehemi?

ReportIN' nxënësit e “izoluar”, si të ushqehemi?

Publikuar më: 10:07 16-09-2016

Në ReportIN' nxënësit e shkollës, Arben Broci kanë ndarë një shqetësim. Ata kanë dërguar këtë foto ku duket qartë se e kanë të pamundur të dalin nga shkolla gjatë pushimit të madh për të blerë diçka për të ngrënë dhe për të arritur këtë duhet të zvarritin krahët pas hekurave të shkollës. Nxënësit thonë se janë të rritur tashmë, janë gjimanzistë dhe mund të dalin nga shkolla dhe të blejnë vetë për të ngrënë. Po institucionet arsimore kanë marrë vendim prej disa kohësh që ata të mos largohen nga shkolla dhe për çështje sigurie nuk i lejojnë të dalin jashtë. Nxënësit shprehen se deri këtu janë disi dakort.
Po s’mund të jenë dakort shtojnë nxënësit për ReportIN', që njëkohësisht institucionet kanë ndaluar dhe shitësit ambulantë apo lokalet brenda shkollave, pasi kështu ata nuk kanë asnjë mundësi ku dhe si të ushqehen. Në këto raste ndonjë shitës si ky në foto është përfituesi i vetëm që në fakt njëheresh iu zgjidh problemin e ushqimeve, të cilat nuk dihet se sa ka siguri kanë.

E si In Tv me humor bëjmë komentin tonë, dikur shkonin nxënësit tek byreku, tani shkon byreku tek ta....
Në fakt në botë, por dhe në institucionet private të arsimit nëpër ambjentet e shkollave ka mensa apo vende të posaçme ku në kohën e lirë nxënësit mund të konsumojnë produkte ushqimore.

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379