Disa denoncime dhe shqetësime kanë ndarë qytetarët në Report IN, ku spikatin plehërat dhe pamje të çuditshme. Një vajzë me sa duket është tronditur sot kur ka parë kaq shumë mbeturina të shpërndara në të gjithë sheshin para piramidës e pikërisht në zemër të Tiranës dhe ka nisur këtë foto për të denoncuar fenomenin në ReportIn. Pamjet s’kanë nevojë për koment...
Një tjetër foto është nisur në adresën e Report IN ku duket paradoksale se si në një karrocë fëmijësh varet dhe një pulë. E vetiu lind pyetja kë do prindi më shumë foshnjën a pulën se të dy qëndrojnë në të njëjtin komoditet...
Po kështu dhe një tjetër qytetar ngre shqetësimin se tek stacioni i parë tek Pazari i ri i Linjës së Porcelanit ku dhe qëndrojnë të paktën 5 minuta çdo ditë për tu nisur më pas në destinacionet të tjera. Qytetarëve u duhet të durojnë kundërmin e koshave të plehërave, që janë shumë pranë autobusit.