Një qytetar i Tiranës ka denocuar ditën e sotme në rubrikën Report’In, vendosjen e parregullt të telave të korentit dhe të çdo shërbimi tjetrër në zonën ku jetonë.
Siç shihet dhe në pamjet e filmuara në zonën e 21-shit, shumë pranë kokave të qytetarëve është krijuar një "rrjet merimage" me tela, duke rrezikuar kështu jetën e kalimtarëve dhe mjeteve që mund të kalojnë aty.
E njëjta situatë është dhe tek stacioni i trenit pranë zyrës postare ku siç shihet dallohet qartë situata me telat.
Megjithatë të gjithë zonat e Tiranës përballen me një fenomen të tillë.