Raportimi i radhës ka ardhur nga qytetarët që jetojnë në një pallat në rrugën “Ibrahim Kodra” tek zona e Komunës së Parisit. Sapo zbret nga ky pallat, pamja e parë që të sheh syri përballë pallatit është një pirg me plehra të cilat ka shumë mundësi të jenë hedhur nga një kopësht privat ose lavazh të ndodhur aty pranë. Kjo zonë vuan nga mungesa e koshit të plehrave ndaj banorët kërkojnë vënien sa më parë të administratorit të pallatave nga bashkia.