INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Report IN: Si u shkretua Pazari i Korçës pas rikonstruksionit që do të sillte shkëlqimin [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 10:44 19-08-2016

Në ditët e fundit të muajit Korrik, Bashkia e Korçës ndërmori një aksion për të mbyllur dyqanet në pazarin e vjetër të këtij qyteti, i klasifikuar si monument kulture i kategorisë së parë. Këshilli bashkiak me anë të një vendimi të posaçëm ka përcaktuar listën e aktiviteteve që lejoheshin të kryeshin në pazarin e vjetër të qytetit.
Bashkia i dha një tjetër drejtim këtij pazari, duke lejuar tregtimin e produkteve artizanale, me qëllim thithjen e sa më shumë turistëve vendas dhe të huaj. Por sot, një muaj pas këtij vendimi, qytetarët kanë denoncuar pranë IN television, panoramën e vërtetë të këtij pazari.


Siç shihet qartë në video apo fotot e sjella pranë redaksisë tonë, pamja e vetme janë kanxhellat e ulura dhe “drynët” në çdo derë të dyqaneve që janë të vendosura pranë pazarit të vjetër të qytetit të Korçës.
Vendimi për ta kthyer pazarin e vjetër të Korçës në artizanal është kundërshtuar nga tregtarët e kësaj zone. Ata thonë se nuk ka aq turizëm gjatë gjithë vitit, sa të nevojitet një Pazar i tërë për prodhime artizanale.
E në këto kushte Bashkia e Korçës do të ishte mirë që të rishikonte dhe një herë këtë vendim, pasi jo vetëm që solli mbylljen e tregut por ai ka lënë dhjetra familja pa punë, duke ua vështirësuar jetesën.
Në pazarin e vjetër të Korçës janë të vendosura 140 dyqane, kryesisht me sipërfaqë shumë të vogël. Kjo për faktin e pazari i vjetër është ndërtuar 150 vite më parë, e viti 2016 duket se ka qënë më i vështirë për të, pasi për herë të parë qytetarët dhe turistët kur të mbërrijnë në këtë zonë kanë vetëm një pamje, atë të drynave në çdo derë të 140 dyqaneve.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832