INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reportazh i DW: Shqipëria, parajsa e kanabisit

Reportazh i DW: Shqipëria, parajsa e kanabisit

Publikuar më: 09:26 03-01-2017

Kultivimi i kanabisit në vendin tonë ka marrë hapësira të mëdha mediatike në shtypin botërore. Kësaj radhe është “Deutsche Welle”, e cila i ka kushtuar një shkrim të veçantë në këtë fillim viti fenomenit të kultivimit të kanabisit në Shqipëri.
Shkrim i “Deutsche Welle”:
“Shqipëria, parajsa evropiane e kanabisit”, është titulli i artikullit të publikuar nga media publike gjermane, duke e cilësuar vitin që lamë pas si “viti i kanabisit”.
Janë gazetarët “Deutsche Welle” që kanë ardhur në vendin tonë për të parë nga afër situatën e mbjelljes së kanabisit. Mësohet se Gazetarja ka udhëtuar drejt Rrëshenit, aty ku pak kohë më parë u zbulua një laborator droge si dhe u sekuestruan 4.2 ton kanabis.
Mira dhe Rita (emrat e ndryshuar nga DW) dy personazhet protagoniste të reportazhit, ishin dy gra të papuna përpara se të fillonin punën në magazinën e kanabisit për 10 euro ditën.
“Deutsche Welle”:
“Besojeni apo jo, ne punonim për bukën e gojës së fëmijëve tanë”.
Ndërsa Rita, një grua e re me flokë bjonde, thotë se burri i saj është në burg. Ajo tregon për vajzën e saj pesë vjeçare dhe thotë se kishte qenë shumë e kënaqur që më në fund kishte gjetur një punë.
“Deutsche Welle”:
“Unë nuk dija asgjë deri sa pashë që policia hyri brenda”.
Shkrimi i “Deutsche Welle” ka cituar dhe liderin e Partisë Demokratike mbi situatën e mbjelles së kanabisit në vendin tonë.
“Deutsche Welle”:
“Pavarësisht premtimeve të mëdha, qeveria shqiptare nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama nuk ka arritur të reduktojë varfërinë në vend- thotë Lulzim Basha.
të paprekura”.

Article Logic
Execution time: 0.0045480728149414