INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reportazh në Yahoo Travel: Turp mos të vizitoni Shqipërinë!

Reportazh në Yahoo Travel: Turp mos të vizitoni Shqipërinë!

Publikuar më: 13:11 13-01-2016

Këshillë shumë e spikatur e Yahoo Travel për këtë fillim vit është ajo, që Shqipëria nuk duhet të lihet pa u vizituar! Madje theksohet se të gjithë turistët kanë në fokus dy objektiva primarë:  Të dobësohen dhe të udhëtojnë! E se ky shkrim vlen për ata që kanë objektiv pjesën e dytë pra të udhëtojnë.

Shkrimtaria dhe fotografia e udhëtimeve, Meagen Collins në këtë reportazh i ka konsideruar 5 shtetet europiane, Kosovën, Maqedoninë, Rumaninë dhe Malin e Zi përfshi dhe Shqipërinë si vende të nënvleftësuara deri më tani për tu vizituar. Por vetë ajo mendon të kundërtën dhe për çdo shtet ka një opinon pozitiv. Sipas saj këto vende janë jashtëzakonisht të bukura dhe me kosto të leverdisshme.

Opinionet e Collins për çdo shtet!

SHQIPËRIA

Ne vizituam Tiranën dhe Shkodrën, por mund të udhëtonim dhe në qytete të tjerë bregdetare. Ky vend është i stërmbushur me bukuri natyrore aq sa do të ishte turp të mos vizitohej gjatë udhëtimeve europiane. Njerëzit janë mikpritës dhe bëjnë gjithçka për të ndihmuar të tjerët.
Mund të hani gatime të veçanta, si gatime me mish viçi janë specialitet i Shqipërisë. Ju rekomandoj të provonin dhe pilafin gatuhet me lëng mishi e zakonisht e gjen me 1 dollarë.
Ajo që s’mund ta gjeni dot janë linjat ushqimore të Mc Donald’s, pasi Shqipëria është nga të paktat vende europiane, ku kjo linjë mungon.

KOSOVA

Kosova dhe kryesisht Prizëreni është vendi ynë i ri i preferuar! Në dimër edhe se ka pak orë me diell njerëzit i shfrytëzojnë në maksimum. Banorët mbushnin kafenetë e ditës dhe baret e natës plot e përplot, pasi ofrohen pije me çmime të ulta dhe ambjente relaksuese.
Mund të hani piskavica, që është një mish i veçantë i mbushur me djathë, që kur e provuam këtë ushqim filluam ta hanim çdo ditë. Pagesa ishte më pak se 5 dollarë dhe mishi shoqërohej me sallatë dhe patate të skuqura. Kosova është vend më i ri i shekullit të 21 dhe zyrarisht i pavarur, që prej vitit 2008.

MAQEDONIA

Vizituam kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin por edhe pse është një qytet në ndërtim është shumë i bukur. Mund të vizitoni zonën e pazarit të vjetër dhe me shumë dyqane në të.

MALI I ZI
Është një prej shteteve me zhvillim shumë të shpejtë turistik në Ballkan, për arsye se ka bregdet të bukur, male mahnitëse dhe qyetete me vlera historike. Cmimet janë disi më të shtrenja se ato të vendeve të tjera të Ballkanit në sezonin e verës, por normalizohen në stinët e tjera.

RUMANIA
Jetuam plot 4 muaj në qytetin e Bukureshtit dhe ramë në dashuri me këtë vend. Njerëzit janë miqësorë dhe kostoja e jetës e përballueshme. Gjatë vizitës atje mbresa të vecanta morrëm në kështjellën e Drakulës dhe ua rekomandojmë ta vizitoni.

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332