INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reportazh nëpër Shqipëri: Tirana me zona të gjelbra, detaje nga Vlora, gomerë, barinj,dele…

Reportazh nëpër Shqipëri: Tirana me zona të gjelbra, detaje nga Vlora, gomerë, barinj,dele…

Publikuar më: 11:25 11-04-2019

Udhëtoni në Shqipëri nga Tirana në Apoloni, duke kaluar nëpër Berat dhe Vlorë. Është ky titulli i shkrimit që gazeta prestigjoze italiane Il Sole 24 Ore i ka kushtuar Shqipërisë.I përshkruar si një vend me 300 ditë me diell, Shqipëria konsiderohet një destinacion tërheqës në të gjitha stinët. Në artikull përshkruhen disa nga qytetet më të rëndësishme të vendit duke nisur nga kryeqyteti për të vijuar me Beratin dhe Vlorën.

“Ajo që perceptohet sot është një dëshirë e madhe për të promovuar bukuritë dhe vlerat kombëtare përmes turizmit, para së gjithash mikëpritjen dhe bujarinë” citohet në shkrim. Duken nisur nga Tirana.Kryeqyteti përshkruhet si një vend që të ofron zona të gjelbra, pastërti pa harruar edhe gjallërinë e banorëve të ulur nëpër bare.

Bunkart2, Pallati i Mbretit cilësohen si dy destinacione që duhen vizituar patjetër në kryeqytet, destinacione që ruajnë të gjallë historinë.Pas Tiranës, Il Sole 24 ore ndalet në Berat.“Në të djathtë dhe të majtë të lumit Osum, që e kalon atë pingul, shikimi humbi në “mijë dritaret” që pasqyrojnë dy rrethet e Goricës dhe Mangalemit të lidhur me një urë që mund të kalojë në këmbë. Përtej mureve të kalasë qëndrojnë malet shqiptare që ende kanë majat e mbuluara me borë në fund të marsit.Destinacioni i fundit i reportazhit është Vlora ku nuk mungojnë përshkrimet origjinale të natyrës dhe të banorëve.

“Rrugët nuk janë ende krenaria e Shqipërisë, por kjo lejon, nëse nuk nxitoni, të vëzhgoni dhe kapni shumë detaje: shumë njerëzit në anën e rrugës, ndoshta duke pritur për një autobus ose një udhëtim. Çifte të moshuar të veshur me rroba festive ose familje të vogla që përshëndesin një anëtar duke u larguar me një valixhe. Nuk është e pazakontë që të vijnë karrocat e tërhequr nga gomarët dhe barinjtë me kopenë e tyre të vogël të deleve dhe dhive. Valona ose Vlora, port i Shqipërisë, është absolutisht kryeqyteti i bregdetit shqiptar të Jugut”.

 

itai.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0023109912872314