INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reportazhi i Rai-t: policia shqiptare e përfshirë në trafikun e drogës [VIDEO]

Reportazhi i Rai-t: policia shqiptare e përfshirë në trafikun e drogës [VIDEO]

Publikuar më: 14:43 09-10-2016

Një reportazh i realizuar nga televizioni i njohur italian, Rai 3, sjell prova se policia është pjesë e trafikut të drogës në Shqipëri. Përmes një investigimi të shkurtër, gazetari Italian zbarkon në Krujë nga ku një bari i rremë,  fillimisht i thotë se aty nuk gjendet drogë. Vetëm pasi kamerat ulen, ai heq dorë nga  identiteti i rremë dhe pranon t’u tregojë gazetarëve plantacionet e tij me cannabis të shkatërruara nga policia e Tiranës. Ndërsa mban një degë marihuanë në dorë, personi në fjalë rrëfen se ajo kushton 100 euro, prej të cilave 60 i shkojnë atij dhe 40 policisë lokale që kujdeset të mos shkatërrohen plantacionet. Në reportazh është i përfshirë edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili lidhur me implikimin e policisë në këtë trafik,  që kjo ndodh jo vetëm tek ne, duke e hedhur fjalën edhe tek fqinji ynë, Italia, ku në fund të muajit shtator, në Foxhiano u kapën dhe u shkatërruan disa mega plantacione me cannabis.

Reportazhi i plotë:

Shqiptari: “Nuk ka marijuanë këtu. E sigurt 100% nuk ka.

Gazetari: E në fakt pikërisht këtu në këto male 30 km larg tiranës që është zhvendosur zemra e kultuvimit të drogës në shqipëri nga fshati Lazarat më në jug, kryeqyteti evropian i kanabisit para ndërhyrjes së forcave speciale. Në malet e Krujës zbresim ng makina ku na bllokon “bariu” i rremë, i cili ndryshon versionin e tij sapo ulim kamerat dhe zbulojmë se po na vazhgëjnë.

Shqiptari: Të kanë parë atje dhe më thanë mua, ik shiko se kanë ardhur me kamera. Aty ka spajper e të qëllojnë.

Gazetari: Pranon të na tregojë kampin e tij me marihuanë tashmë të shkatërruar nga policia, pasi iu dha leja nga një telefonatë. Duhet të lëmë kamerat dhe të përdorim celularët, por kemi besim. Me shumë se një orë ecje në këmbë marihuana është kudo, por nuk mund të ndalojmë guida është e autorizuar të na shoqërojë vetëmnë fushën e tij 152 bimë në mal.

Gazetari: Policët kanë prerë gjithçka, policë të ardhur nga tirana jo ata që ai i njeh mirë...

Shqiptari: Kjo bën 100 Euro, 60 janë për mua 40 për policin.

Tahiri: Unë pyes veten, nëse ju ne itali gjeni një plantacion me 180 mijë bimë, ccfarë do të thotë që polici aty është i korruptuar?

Gazetari: Ministri Tahiri e ka fjalën për mega plantacionin e kapur në Foxhiano gjatë fundit të muajit shtator.

Tahiri: Si ka mundësi që policia nuk e ka parë? Kush i mbronte ata që i kultivonin?

Gazetari: Ftesa është të shohim në shtëpinë tonë që gjithashtu është pjesë e shtëpisë evropiane ku Shqipëria aspiron të hyjë.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943