INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reportazhi i “The Independent”: Shqipëria, Kolumbia e Europës [FOTO]

Reportazhi i “The Independent”: Shqipëria, Kolumbia e Europës [FOTO]

Publikuar më: 21:58 27-01-2019

“The Indipendent” i ka kushtuar këtë të dielë një artikull të gjatë Shqipërisë dhe problemeve të saj me trafikimin e lëndëve narkotike.

Borzou Daragahi, një korrespondent i gazetës që prej vitit 2002 kryesisht ka mbuluar çështjet e Lindjes së Mesme, Afrikës, por dhe Europës shkruan se Gangsterët shqiptarë konsiderohen si trafikantët më të mëdhenj në botë për keroinën, kokainën apo kanbisin.

“Gjithçka nisi kur qeveria vendosi të luftojë plantacionet e kanabisit në Lazarat. Kjo bëri që trafikantët të zgjerojnë fushën duke trafikuar jo vetëm kanabis, por edhe kokainë dhe heroinë. Grupet e trafikantëve shqiptarë vlerësohen si të parët në botë për trafik kokaine, heroine dhe kanabis. Vetëm tregtia e kanabisit në një vit gjeneron 4 miliardë euro, sa gjysma e PBB të Shqipërisë”, shkruan gazetari.

Sipas “The Independent”, në kohën kur zyrtarët shqiptarë raportojnë se kapen 10 për qind të sasisë që trafikohet, një diplomat perëndimor thekson se Shqipëria është kthyer tashmë në një narko-shtet.

Gazeta thekson, se sipas informacioneve të rrugëve të trafikut, vitet më të ethshme të trafikut, ishin 2015-2016.

INET.png

 

Në shkrim citohet edhe një diplomat perëndimor, emri i të cilit nuk bëhet publik, por ajo që thotë ai është shumë e fortë.

“Është Kolumbia e Europës. Është prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë. Është një narko-shtet. Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”. Ai tha se kapet vetëm 5 përqind.

“Kjo u lë trafikantëve kaq pasuri sa për të blerë autoritetet e porteve nga Roterdami në Izmir,” tha ai. Gazetari citon edhe rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri, duke thënë se ishte e habitshme që Edi Rama nuk pranoi arrestimin e tij.

Në artikull përmendet edhe emri i “Eskobarit të Ballkanit”, i vetë dorëzuar para dy javësh dhe gazeta nënvizon se ai ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

“Independent” shton se trafiku ka përfshirë deri dhe nivelet më të larta të politikës shqiptare, që sa lufta ndaj drogës do jetë e vështirë lufta ndaj drogës, pavarësisht joshjes për anëtarësim nga BE.

Article Logic
Execution time: 0.0087809562683105