INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reporterët pa Kufi: Liria e mediave në rënie!

Reporterët pa Kufi: Liria e mediave në rënie!

Publikuar më: 09:45 14-04-2016

Reporterët pa Kufi do të publikojnë në 20 prill, Raportin e vitit 2016 të Lirisë së Medias në Botë, po nga të dhënat paraprake mësohet se ka një rënie të thellë dhe shqetësuese në respektimin e lirisë së medias në të gjitha nivelet.
Shqipëria renditet në vendin e 82 për lirinë e medias për vitin 2015, nga 180 vende gjithësej.
Ndërsa Kosova në raport është e renditur në vendin e 87. Në vendin e parë renditet Finlanda dhe e fundit në listën e raportit të Reporterëve pa Kufi është Eritrea.
Në raport theksohet se çdo kontinent ka pasur rënie në rezultat.  Europa dhe Ballkani kanë rënë 6.5% për shkak të rritjes së ndikimeve të lëvizjeve ekstremiste dhe qeverive konservatore.
Korniza ligjore ka shënuar po ashtu rënie të dukshme. Shumë ligje janë bërë për të ndëshkuar gazetarët me akuza të tilla të rreme si “fyerje e presidentit”, “blasfemi”, “mbështetje e terrorizmit”. Rritja e autoçensurës është efekti dytësor i kësaj situate alarmante. Treguesit e “mjedisit të medias dhe autoçensurës”kanë rënë në më shumë se 10% që nga viti 2013 deri në 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0032620429992676