Një aksident me pasojë vdekje është raportuar në ReportIN’. Ngjarja e tragjike ka ndodhur rreth orës 14 në Autostradën Tiranë – Durrës, pranë Kasharit. Një automjet që ecte me shpejtësi ka shtypur për vdekje një kalimtar, i cili është një endacak që sipas banorëve të zonës mblidhte kanoçe. E në fakt pranë trupit të viktimës ndodhen dhe dy thasë me mbeturina. Kalimtari shumë pranë vendit të ngjarjes ka patur dhe një mbikalim që mund ta përdorte fare mirë dhe me siguri do të ishte gjallë. Po në fakt në nxitim e sipër sipas dëshmimtarëve ai është futur për të kaluar rrugën në autostradë, ku dhe humbi jetën tragjikisht.