Banorët e rrugës Sali Butka në kryeqytete kanë nisur një ankesë në ReportIN’ ku thonë se shumë pranë pallateve të tyre po punohet natë e ditë dhe zhurmat janë totalisht të papërballueshme. Ata theksojnë se ndërtimi që ka nisur prej disa javësh po i lë pa pushuar dhe pa gjumë. Disa nga ta kanë dhe fëmijë të vegjël që nuk po munden ti venë në gjumë.
Jo më larg se mbrëmjen e së djelës ata kanë filmuar zhurmën e tmerrshme që lëshojnë makineritë duke thënë se as në orët e darkës dhe në ditë pushimi nuk po ndihen të qetë.
Video flet qartë se sa shumë ndotje akustike që shpërndajnë pajiseje e ndërtimit në ambjentin përreth zonës ku banojnë me mijra familje në rrugën Sali Butka.