INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ReportIN’: Kur librat të mësojnë gabim [FOTO]

ReportIN’: Kur librat të mësojnë gabim [FOTO]

Publikuar më: 09:00 25-09-2016

Për disa ditë me rradhë kemi lexuar e kemi marrë raportime për mungesë tekstesh shkollore, por është për të ardhur keq sepse edhe në ato që janë, ka shumë gabime. Jo vetëm në tekstet e arsimit fillor ose parauniversitar por edhe në atë universitar. Tekstet kanë shumë gabime dhe fatkeqësisht këto probleme nuk ndeshen vetëm nga studentët, por edhe nga pedagogët e tyre. Përkthime aspak cilësore, për të mos thënë të pakuptueshme, si dhe fjalë të huaja të shqipëruara, të cilat fare mirë mund të shkruhen edhe në gjuhën tonë të bukur shqipe.

Siç duket në pjesët e nënvizuara në fotot e denoncuara për ReportIN’  nga një student, është shumë e vështirë të kuptosh fjalinë. Në tekst vërehen përkthime jo të sakta të koncepteve dhe përmbajteve të caktuara.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441