Infrastruktura në shkollat shqiptare le për të dëshiruar. E ky është një nga rastet e shumta në shkollat tona, kur në klasë mungojnë bankat. Po nxënësi që ka zgjedhur ti qajë hallin shokut të tij ka denoncuar në ReportIN’ kushtet e vështira në të cilat duhet të qëndrojë 5 deri 6 orë mësimi. Ai ka zgjedhur një mënyrë origjinale për tu ulur duke kthyer çantën në bankë.
Kjo situatë nuk është në rrethe të thella po në zemër të Tiranës tek shkolla Arben Broci. Si ky nxënës dhe shumë të tjerë tashmë nuk kanë vetëm hallin e mbingarkesës në klasa me nga tre nxënës në bankë, por kanë mbetur dhe pa to.
E në këto kushte lind vetiu pyetja a mund të marrë dijet e nevojshme ky nxënës apo dhe dhjetra të tjerë të tillë, ku vëmendjen thuajse nuk e përqëndron dot?!