Një parkim i gabuar përveç gjobës mund të të kushtojë dhe….një bllokim rrotash. Diçka e tillë ka ndodhur me këta të rinj të cilët pasi kanë parë bllokuesin e verdhë në rrotat e makinës së tyre, kanë parë si zgjdhjen e vetme të momentit, shkuljen e tij me forcë. Tentativat e tyre kundër “hekurit” duket se janë të kota megjithatë, ata duket se janë të vendour ta çojnë mundin e tyre deri në fund.
Bllokueset e rrotave, ose “iriqet” siç njihen ndryshe, shoqerohen me nje flete- gjobe prej 30 mijë lekësh, të cilën përpos të tjerave duhet të marrësh taksi për tëshkuar për ta paguar në perifieri të kryeqytetit dhe pastaj të kthehesh sërish për të bërë zhbllokimin e makinës. Me siguri kjo ka qenë edhe njëra ndër arsyet pse ata po tentojnë të shkulin bllokuesin.