Infrastruktura në shkolla mbetet një nga problemet më të mëdha të sistemit arsimor në vendin tonë. Nuk e kemi fjalën për mjetet e “luksit” si laboratorë mësimorë për lëndët shkencore, sistemin e ngrohjes, apo palestra për edukimin fizik, por për gjërat themeltare, si bankat shkollore, dyert, sigurisht edhe tualetet.
Nxënësit e shkollës “Arben Broci” në Tiranë kanë denoncuar për ReportIN’, kushtet në të cilat ata zhvillojnë procesin mësimor. Siç duket në foto shkolla nuk ka kushte të mira, bankat e karriget e sajuara, klasat pa dyer, ku nëse kalon ndonjë person në korridor, shpërqëndron nxënësit në klasë. Ndërkohë që tualetet jo vetëm që janë pa dyer, por mungon edhe uji.
Fotot flasin vetë!