Një drejtues makine duke mos çarë dot trafikun ka menduar një zgjidhje origjinale për të arritur në destinacion. Qytetari që bën këtë raportim në ReportIN’ ka parë nga afër përpjekjen e shoferit për të kaluar përmes ndarëses së korsive. Kjo mënyrë dihet që nuk është e ligjshme po në kushte emergjence ai se ka menduar dy herë, por ka kapëcyer bordurën për të kaluar në krahun tjetër të rrugës.
Bllokimet të trafik së fundmi kanë indinjuar shumë qytetarë që nganjëherë nuk duan t’ja dinë as për gjobat që mund të marrin dhe gjejnë mënyra alernative për fituar pak kohë.
Në këto kushte mbase zgjidhja më e mirë do të ishte, një palë këpucë të mira dhe kyçja e makinës...
Jo për gjë po mban mendjen dhe trupin në formë!