Një automjet tip BMW X5 është përfshirë nga flakët para disa minutash pranë mbikalimit të Kamzës. Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është një defekt teknik në motor. Siç bën me dije raportuesi për IN Tv, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit e ka kuptuar në kohë dhe ka dalë nga makina. Në vendngjarje ka mbërritur edhe zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.