Institucioni që në të vërtet mban emrin Ministria e Mjedisit, këtë herë ka marrë përsipër ta ndosë vetë ambjetin. Siç duket nga pamjet e mëngjesit të së premtes, një tymnajë e madhe ka mbuluar zonën përreth ish Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ku sot ndodhet godina e Ministrisë së Mjedisit.. Denoncimi pranë redaksisë së In Tv ka ardhur nga banorët e zonës, të cilët shprehen se ka disa ditë që tymi i solarit po kthehet në shqetësim për ta. Duket se sistemi I vjetër I ngrohjes në këtë institucion nuk është rinovuar gjatë rikonstruksionit të godinës. E ku mund të ndodhte ndryshe ky fenomen, përveçse në Shqipëri…
ReportIN, Paradoksi që ndodh në mes të Tiranës