Në ReportIN’ ka kanë mbërritur dy foto që të lënë pa fjalë. Kosha plehrash plot madje dhe me materjale të rrezikshme mjekësore. Në foton e parë koshi ndodhet shumë pranë një spitali privat në zemër të kryeqytetit tek rruga e Dibrës dhe pranë QSUT. Këto mbetje rrezikojnë këdo që kalon aty pranë madje dhe kafshët, pasi siç raporton denoncuesi pranë koshit me mbetje spitalore ndodhet dhe një qen i ngordhur.
Një tjetër denoncim vjen nga qyteti i Gjirokastrës, ku është për të ardhur keq teksa sheh që një endacak tashmë ka mundësi tek plehrat të shuajë urinë. Mund të themi se është më i uritur se dhe vetë qeni se duket qartë që ai i hap rrugë.