Rrugët e Tiranës bëhen të rrezikshme natën, por jo prej krimit. Qentë e rrugës kanë qenë problem për kryeqytetin shqiptar, dhe prania e tyre është bërë shqetësuese për qytetarët e tij. Aq e frikshme dhe shqetësuese për qytetarët, saqë ka edhe nga ata që nuk hezitojnë për t’i dhunuar. Një rast i tillë ka ardhur në redakisnë e intv.al për ReportIN’, ku një qytetar ka shqelmuar pa mëshirë disa qen që ndodheshin në rrugë. Sipas dëshmitarëve okularë, është qytetari ai që ka goditur i pari qentë, dhe nga video dëgjohet mjaft mirë shqetësimi i kalimtarëve që nuk është normale ky veprim nga ai. Kujtojmë që më parë ministri Saimir Tahiri ka kërkuar dënimin me 3 vjet burg për ata që dhunojnë qentë.