Një qytetare ka ngritur një shqetësim. Ajo tregon pakënaqësinë e saj ndaj SGS Albania (Proçedura e kontrollit teknik dhe gjëndjes së automejtit). Pasi ka marrë një telefonatë nga SGS Albania, i është thënë se po telefonin të gjithë shoqerët që kishin për të bërë kolaudimin në dhjetor, tu caktonin data për në nëntor pasi sipas tyre dhjetori i kishte të gjitha datat e zëna. Pasi qytetarja u ka kërkuar që ta shtynte kolaudimin për në janar, ka marrë një përgjigje aspak bindëse: “” Po s’të ndryshon gjë” dhe kanë insituar që kjo ajo ta prenotojë datën e kolaudimit në qendrën e SGS në Fushë –Prezë. Kjo e fundit pasi ka verifikuar datat e dhjetorit në Tiranë, ka zbuluar mashtrimin e tyre pasi ansjë datë nuk ishte e zënë. “Ja kështu, prenotova dy muaj e gjysëm para se po ta lësh veten në duar të këtyre, të rrjepin dhe mundësisht lëkurën ta kesh larë mirë e mirë që ta çojnë direkt në përpunim. Albanistan të dua””, përfundon e revoltuar kjo qytetare.