Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë. Nga të dhënat paraprake të ardhura për ReportIN, mësohet se zjarri ka rënë në një apartament në katin e fundit të një pallati pranë shkollës së Baletit. Nuk dihen akoma shkaqet e rënies së zjarrit, por fatkeqësisht si pasojë e tij ka humbur jetën një person. Menjëherë kanë mbërritur zjarrfikëset të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.