INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ReportIN’: Skandal shtëpia botuese kujtohet sot: S’i publikojmë dot tekstet sipas marrëveshjes

ReportIN’: Skandal shtëpia botuese kujtohet sot: S’i publikojmë dot tekstet sipas marrëveshjes

Publikuar më: 09:45 14-09-2016

Duket se historia e librave shkollorë nuk është mbyllur, edhe pse jemi në ditën e dytë të vitit të ri shkollor. Në ReportIN’ ka mbërritur një tjetër denoncim, ku “Shkolla e Kuqe” në kryeqytet ka një problem të madh me pajisjen e nxënësve me disa tekste. Nuk është thjeshtë vonesë, por shumë me keq se kaq. Shtëpia botuese e librit të gjuhës së huaj thotë se nuk do të botojë më librin e gjuhës Italiane për “Shkollën e Kuqe”, e cila në fakt është dhe një shkollë e një projekti pilot të Ambasadës Italiane në marrëveshje me qeverinë shqiptare, përmes Ministrisë së Arsimit. Klasat e 9-ta nuk janë pajisur me këtë libër shkollor, por as me një zgjidhje për këtë problem. Vetëm tani, në mes të shtatorit shtëpia botuese “SIDI” ka njoftuar se nuk do të botojë librin e gjuhës italiane sipas marrëveshjes së mëparshme, të mbyllur që në  muajin qershor. Argumenti i shtëpisë botuese mësohet se ka qenë fakti që “Në Itali nuk prodhohet më libri i nivelit b1 dhe b2 i vlefshëm në Shqipëri për klasën e 9-të të projektit dygjuhësh”. Pra një proces i mbyllur duhet të nisë nga fillimi, ndërkohë që nxënësit e mësuesit duhet të improvizojnë  mësimin për një periudhë të pacaktuar.
Në këtë shkollë nuk është vetëm libri i gjuhës italiane që mungon për nxënësit, por mungesë ka mungesa dhe në lëndët e tjera, atë të Anglishtes dhe Matematikes. Në denoncimin e mbërritur në ReportIN’ prindërit ngrenë shqetësim jo thjesht për mungesën e këtyre teksteve, pasi vonesa me tekstet ka në gjithë shkollat e vendit, por më shumë për faktin që nuk kanë asnjë informacion se kur dhe si do të pajisen me to.

Article Logic
Execution time: 0.0022940635681152