INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ReportIN’. Teksti i biologjisë 7 “kurth” për mësues e nxënës!

ReportIN’. Teksti i biologjisë 7 “kurth” për mësues e nxënës!

Publikuar më: 10:26 11-10-2016

Tekstet shkollore një skandal i vertetët. Denoncimet vijnë çdo ditë pranë redaksisë tonë, ku përveç gabimeve tashmë ka një tjetër problem dhe për vetë mësuesit. Në ReportIN’ ka mbërritur një shqetësim për tektin e Biologjisë së klasës së 7. Mësuesit duhet të mendojnë mirë për këtë lëndë përpara se sa të nisin shpjegimet e tij. Është një tekst me vetëm 30 tema, ndërsa për vitin shkollor janë llogaritur plot 70 orë, pra një temë më shumë se dy herë.
Nuk mjaftohet me kaq. Teksti i përdorur për biologjinë është  përkthyer “keq” nga origjinali “SCIENCE”. Por denoncuesuesi thotë se do të ishte perfekte në qoftë se ky tekt do të përkthehej siç duhet dhe i plotë nga shtëpia botuese që e ka marrë përsipër.
Por kur teksti origjinal ka 191 faqe, me mbi 90 tema, por autorët e tekstit të Biologjisë së klasës së 7 në vendin tonë duket se nuk kanë “mundur” ta përkthejnë siç duhet tekstin. Kjo ka lënë në “baltë” mësues e nxënës, të cilët për një vit duket se do të mësojnë vetëm 1 të 3 e asaj që duhet në fakt.
Denoncuesi ka gjetur një tjetër detaj. Ky tekst është ndarë në tre lëndë, dhe kjo si duket ka qënë arësyeja se përse fëmijët e kalsës së 7 do të përmballën me mungesë temash përgjatë vitit shkollor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439