Një zjarr ka rënë pasditen e sotme urën e Izvorit në hyrje të Orikumit, duke krijuar shtëllunga tymi. Sipasi informacionit të ardhur për ReportIn në redaksinë e intv.al shkurret anash rrugës kanë marrë flakë duke shqetësuar banorët përreth dhe kalimtarët të cilët janë të shumtë pasi është një rrugë në të cilën kalojnë shumë automjete. Nuk dihet ende arsyeja pse ka rënë zjarri por dyshohet se nga pakujdesia.