INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Republikani Mediu akuza për pronat në jug. Drejton gishtin tek Rama

Republikani Mediu akuza për pronat në jug. Drejton gishtin tek Rama

Publikuar më: 13:28 11-08-2016

Kreu i republikanëve Fatmir Mediu është përfshirë në debatin në lidhje me pronat në jug. Ai e quan alarmante situatën me pronat duke thënë se qeveria po ushtron presion
mbi pronarët në bregdetin e Jugut, kryesisht tek ata në zonën e Himarës.

Mediu tha: “Partia Republikane dënon çdo formë të dhunës qeveritare mbi banorët e Himarës dhe gjithë bregdetit dhe kërkon kthimin e pronave në bregdet dhe mbarë Shqipërinë, si një e drejtë ligjitime e banorëve të këtyrë zonave që, i kanë ndërtuar dhe trashëguar këto prona ndër shekuj”.
Në konferencë Mediu saktësoi se Partia Republikane kërkon të regjistrohen të gjitha pronat e pronarëve të ligjshëm, shtëpi apo prona të tjera në Himarë dhe në të gjithë bregdetin, të hipotekohen dhe paisen me çertifikatat e pronësisë.
“Është e turpshme, kur nga njëra anë qeveria legalizon paligjshemrinë dhe atyre familjeve që e kanë pronë prej shekujsh nuk ja njeh. Të ndalet çdo projekt shkatërrues në emër të interesit publik korruptiv, që cënon pronën legjitime dhe i shërben vetëm interesave korruptive të pushtetit. Çdo plan zhvillimi ka nevojë për gjykimin dhe mbështetjen e komunitetit. As Kryeministri dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të sillet si pronar me pronat e bregdetasve,”- shtoi Mediu

Article Logic
Execution time: 0.0036687850952148