INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reshje shiu në gjithë vendin. Rrezikojmë sërish përmbytje [FOTO]

Reshje shiu në gjithë vendin. Rrezikojmë sërish përmbytje [FOTO]

Publikuar më: 09:34 16-03-2018

Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë territorin. Madje parashikimet nuk lënë shumë vend për optimizëm, pasi reshjet e shiut do të jenë me intensitet të lartë e që do të prekin të gjithë territorin.
Është Instituti i Gjeoshkencave që ka bërë me dije se reshjet e shiut do të kenë intensitet më të lartë në qarqet Shkodër dhe Kukës. Kjo do të shtojë rrezikun e përmbytjeve, veçanërisht në zonën e Shkodrës.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.
Njoftimi i IGJEUM:
Sot (e premte, dt.16) do të fillojë RRITJA E PRURJEVE në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të fillojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna.
Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë rritje të prurjeve edhe përgjatë fundjavës duke zgjeruar hartën e përmbytjes në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit.
Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit nesër do të ketë rritje të prurjeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
RESHJET
(e premte, dt.16) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarkun Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive deri në lokalisht shumë intensive. Reshjet priten më të dendura gjatë mesditës”.

moti.jpg

 

moti_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002284049987793