Dalëngadalë vjeshta po i lë vendin dimrit!
Përveç reshjeve të shiut e atyre të dëborës që priten në vendet malore, orët në vijim dhe nesër pritet një ulje e ndjeshme e temperaturave. Sipas Meteoalb: Orët vijuese fuqizojnë vranësirat duke gjeneruar shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit.
Mbrëmja dhe orët e natës shtojnë reshjet në gjithë territorin si edhe reshje dëbore priten në zonat malore.
Në të njëjtat kushte atmosferike vendi mbetet deri mëngjesin e së hënës kur do ketë përmirësim gradual të motit duke sjellë në territor gjatë pjesës së dytë të së hënës dhe ditët në vijim, mot kryesisht të kthjellët.
Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë mëngjesin e sotëm por një rënie me 2 – 3°C kanë pësuar vlerat termike të mesditës, rënie që vijon mëngjesin dhe mesditën e së hënës kur ekstremumet termike pritet të luhaten nga -3°C në 15°C.
“Meteoalb” ka publikuar edhe hartën e reshjeve të dëborës, për sot dhe nesër.