Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) bën me dije se gjatë 24 orëve të ardhshme disa qarqe të vendit rrezikohen nga zjarret. Sipas IGJEUM qarqet që rrezikohen nga zjarri janë Fieri, Durrësi dhe Lezha si dhe pjesët kufitare të Shkodrës. Ndërkohë në qarqet Gjirokastër dhe Korçë priten reshje shiu gjatë ditës së nesërme.
Për ditën e nesërme pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarkun FIER, LEZHË dhe DURRËS. Pjesët kufitare ndërmjet QARKUT SHKODËR dhe QARKUT LEZHË dhe pjesa qendrore e QARKUT KUKËS me shtrirje deri në kufi me qarkun SHKODËR do të vazhdojnë të mbeten në vlera të larta rreziku.