Moti i keq dhe ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e dëborës në veri të vendit. Gjatë natës reshje të dendura dëbore kanë rënë në qytetin e Kukësit. Si pasojë e motit të keq veriu i vendit është përfshirë nga mjegulla dhe temperatura të ulëta, ndërsa dëbora ka arritur disa centimetra në fshatra e zonave të thella malore.
Kjo ka sjellë dhe vështirësi në akset rrugore. Edhe në akset rrugore kombëtare situata paraqitet e rënduar, ndërsa po punohet nga kompanitë kontraktore për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës.
Deri tani nuk raportohet për probleme në qarkullim. Ndërsa institucionet bëjnë thirrje të kenë kujdes dhe në këto zona këshillohet lëvizja me pajisje dimërore sidomos në rrugët rurale.