INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reshjet e dëborës bllokojnë disa akse rrugore, 300 ha tokë përfundojnë nën ujë

Reshjet e dëborës bllokojnë disa akse rrugore, 300 ha tokë përfundojnë nën ujë

Publikuar më: 11:42 04-03-2018

Mot i keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit ka shkaktuar një sërë problemesh në vend. Kështu si pasojë e reshjeve të borës disa akse rrugore janë ende të bllokuara duke lënë të izoluara qindra familje. Rreshjet e shiut ndërkohë kanë shkaktuar përmbytje të mëdha. Në Njësinë Administrative Ana Malit janë përmbytur rreth 300 ha tokë si pasojë e daljes nga shtrati të përrenjve. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se përroi që ka shkaktuar përmbytjen buron në Malin e Zi në afërsi të Doganës së Muriqanit. Ka prezencë uji në fshatin Obot. Rrezikohet ujësjellësi në Oblikë. Në fshatin Trush ka përmbytje të tokave bujqësore pasi janë bllokuar kanalet anësore. Bashkia Fushë Arrëz ka kërkuar nga ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile një mjet fadromë ose borëpastruese për hapjen e rrugëve problematike. Ndërkohë, akset rrugore të bllokuara nga bora janë: Bogë-Theth, Mali Shoshit-Bregu i Lumit, Muri i Turkut-Shllak, Fushë Arrëz- Iballë. Akse rrugore të kalueshme me zinxhirë janë: Prekal- Mali i Shoshit, Tamarë-Vermosh. Në Njësitë Administrative Shalë, Pult, Shosh, Temal, Shllak dhe Iballë ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve. Në zonat malore rezervat ushqimore janë drejt pakësimit, për faktin se nuk operojnë shumë njësi tregtare. Në aksin rrugor rural Barbullush-Mabe është dëmtuar ura prej betoni që lidh këto dy fshatra. Rrezikohet të shembet dhe një urë me skelet hekuri. 

Qarku Lezhë. Akse rrugore të bllokuara janë:
Akset rrugore Klos-Xhuxhë, Klos-Konaj, Klos-Sang në Njësinë Administrative Fan; Akset rrugore Reps-Nënshejt, Reps-Lajthizë në Njësinë Administrative Orosh. Me mjetet që disponon bashkia ka filluar ndërhyrja në të gjitha rrugët e territorit të bashkisë për lidhjen e Njësive Administrative me fshatrat. Dëmtime në infrastrukturë: Është shembur ura që bashkon fshatin Mabe të bashkisë Lezhë me fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës. Ura ndodhet rreth 100m në largësi të fshatit Barbullush. Prefekti i qarkut Lezhë inspektoi urën e dëmtuar dhe u morën masat duke angazhuar dy patrulla të drejtorive të policisë Lezhë e Shkodër, duke siguruar dhe bllokuar të dy anët e urës se shembur, për të evituar ndonjë ngjarje me pasoja në jetë njerëzore.Aktualisht nga reshjet e dëborës në të gjithë qarkun janë të izoluara nga dëbora rreth 50 familje kryesisht në Njësitë Administrative Fan, Selitë dhe Orosh.
Qarku Elbasan
Në fshatin Cerrujë të bashkisë Elbasan, ka pasur një rrëshqitje masive toke. Kjo ka bërë që të rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje po shkojnë specialistë të bashkisë Elbasan për të parë nga afër situatën. Hidrocentrali i banjës ka filluar shkarkimet me 300 m3 për mbajtjen në nivel normal të rezervuarit. Aktualisht numri i familjeve të bllokuara nga dëbora është, 80 familje në bashkinë Elbasan (20 familje në fshatin Benë dhe 60 familje në Lukaxhi), 125 familje në bashkinë Librazhd (40 familje fshati Neshtë, 20 fshati Rinas, 20 fshati Ballgjin, 15 familje Stëblevë, 30 familje Qarishtë). Po kështu 175 familje në bashkinë Gramsh (50 familje në fshatin Grabovë e Sipërme, 60 familje në fshatin Holte dhe 65 familje në fshatin Gjerë) dhe 100 familje në bashkinë Përrenjas, të cilat janë në Njësinë Administrative Sravan.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887