INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reshjet e dëborës izolojnë vendin, dhjetëra automjete bllokohen në rrugë

Reshjet e dëborës izolojnë vendin, dhjetëra automjete bllokohen në rrugë

Publikuar më: 09:30 09-01-2019

Ndërsa pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dëborë, Autoriteti Rrugor lajmëron edhe akset më problematike, e që ju kërkon drejtuesve të automjeteve që të përdorin zinxhirët. 

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë qarkun e Korçës. Të gjitha akset janë të kalueshme vetëm me zinxhirë . Reshjet kanë arritur trashësinë 10 cm, ndërsa zonat malore 20 -25 cm.
Probleme ka në akset rrugore në qarqet ku dëbora ka qenë e dendur. Prej orës 4: 30 të mëngjesit dhjetëra automjete u bllokuan në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër.
Borëpastruesja nisi punë vetëm në orën 7:30. Të bllokuara janë zonat e Zagorisë e Pogonit disa fshatra në Cepo dhe komuna Kurvelesh në Tepelenë. Rreth 20 cm reshje dëbore kanë mbuluar ndërkohë Gjirokastrën dhe rrethinat.
Reshjet kanë qenë intensive gjatë gjithë natës duke vështirësuar qarkullimin në qytet dhe në akset nacionale. Rreth orës 3 të mëngjesit aksi drejt Kakavijes përshkohej me vështirësi dhe pati shumë bllokime dhe rrëshqitje të mjeteve në rrugë. Ende akset kombëtare nuk janë të kalueshme për mjete të vogla dhe për qafën e Muzinës drejt Sarandës duhen përdorur zinxhirë. Edhe në qytet qarkullimi i mjeteve është pothuajse i pamundur.
Ndërkohe situata e vështirë është në disa akse kombëtare.
Dëborë e dendur ka rënë dhe në Bulqizë, ku ka krijuar situatë të vështirë në lëvizjen e mjeteve.
Sipas ARRSH, Qafë- Thana kalohet me zinxhirë. Në Gramsh janë bllokuar disa fshatra. Në Prrenjas të bllokuar Rrajca, Sopoti, Skënderbeu.
Në Elbasan kalohet me zinxhirë rruga për Labinot Mal, dhe Gjinar.
Librazhd është bllokuar Qarrishta, si dhe kalohen me zinxhirë disa fshatra.

Article Logic
Execution time: 0.0028290748596191